Brukseli ultimatum Serbisë për njëhjen e Kosovës? "Novosti" raporton për projektmarrëveshje
Gazeta prestigjiozeserbe “Novosti” ka mësuar se të enjten Brukseli mund t'i dorëzojë Serbisë njëdokument për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e fqinjit të vetjugor në organizatat ndërkombëtare. Edhe në Prishtinë kërkohet që dialogu të përmbylletme njohje reciproke.
Serbia të enjten pritet të marrë një urdhër të prerë përnjohjen e pavarësisë së Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BashkiminEuropian.
Gazeta vendëse "Novosti" mëson me burimet e vetadiplomatike se në takimin e dytë që do të mbahet në Bruksel, mes ekspertëve tëPrishtinës, Beogradit dhe emisarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, do tëprezantohet një projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Beogradit, thekson e përditshmja serbe, do i kërkohet tëpranojë de fakto shtetin e Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në OKB dhe nëorganizatat e tjera ndërkombëtare.
Drafti është përpiluar nga Bashkimi Europian pa u këshilluarmë parë me asnjërën prej palëve.
Të enjten, delegacioni i Prishtinës do të kryesohet ngakoordinatori për dialogun, Skënder Hyseni, ndërsa Serbia me Marko Gjuriçin.
Në takim pritet të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik,ndryshe nga mbledhja pararendëse e 23 korrikut ku në fokus ishte çështja e tëpagjeturve të luftës.
Kryediplomati serb, Ivica Daçiç, u shpreh të mërkurën isurprizuar me lajmin e një dokumenti ultimatum në këtë fazë të heshme tëdialogut.
"Është e çuditshme që po e bëjnë që tani, kur nuk është as Vuçiçi i pranishëm. Është një lloj presioni i jashtëm dhe i brendshëm. Faktorët e jashtëm e përdorin si ultimatum, ndërsa në skenën e brendshme politike, presione të tilla po shfrytëzohen nëpërmjet protestave të dhunshme në rrugë për të dhënë mesazhin që po nuk na dëgjuat, ne do t'ju rrëzojmë."
Daçiç mendon se çështja e dialogut Prishtinë-Beograd pokoordinohet nga Brukseli dhe Uashingtoni, megjithëse vende si Gjermania dheFranca po tentojnë ta margjinalizojnë rolin e SHBA-së.
Takimet në nivel ekspertësh nuk janë mirëpritur nëPrishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidencakanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes finale.
Më 16 korrik, kryeministri kosovar Avdullah Hoti u takua nëBruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bisedimet e para këto tëndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që nga fundi i vitit 2018.