Maqedonia e Veriut kryen 1,971 teste në 24 orë: 188 raste të reja, shënohen 5 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 17:51
Maqedonia e Veriut ka realizuar një numër tëlartë testimesh në 24 orët e fundit për Covid-19, 1,971 nga të cilat 188rezultuan pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të rejaështë si vijon: Shkup 44, Kumanovë 21, Dibër 1, Shtip 18, Tetovë24, Strugë 21, Veles 1, Manastir 5, Ohër 6, Kavadar 3, Gostivar 23, KrivaPallankë 1 Koçan 1, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 3, Kërçovë 10,Resnjë 1, Negotinë.
Ndërkohë, po në 24 orët e fundit kanë ndërruarjetën nga koronavirusi 5 pacientë, 1 nga Shkupi, 1 nga Manastiri, 1 nga Kumanova,dhe 2 nga Tetova.
bBtejën me koronavirusin e kanë fituar edhe268 pacientë në 24 orët e fundit.