Cakaj letër kompanisë Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Ministrinë Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot njëletër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.

Meanë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave tënevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës nëshërbimin e Apple Maps.

“Republika e Kosovës është njohurprej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetëGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është nëpërputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrëvendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat eshërbimeve të saj”, - theksoi Cakaj në një postim në Facebook.

Mëtej, Cakaj shprehu se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer përRepublikën e Kosovës, në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë.