Italia mban të mbyllur kufijtë deri me 10 gusht, emergjenca shëndetësore zgjatet deri në tetor
Pas një mbledhje të gjatë të përfunduar pas mesnatës sëdjeshme, qeveria italiane ka aprovuar dekretin e ri të Këshillit të Ministraveme masa urgjente në betejën kundër pandemisë Covid-19.
Pasi u votua në favor në dy dhomat e Parlamentit italian,kryeministri Conte vendosi të shtyjë deri më datë 15 tetor 2020 gjëndjen eemergjencës shëndetësore kombëtare, e cila ishte parashikuar të merrte fund më31 korrik 2020.
Dekreti i ri i qeverisë italiane përmban masa specifike përkontrollin e pandemisë në territorin kobmëtar.
Është parashikuar të shtyhen maksimumi me 10 ditë të gjitha masat e limitimit të lëvizjes së personave për e nga Italia, të parashikuar në dekretin e mëparshëm të firmosur më 14 korrik 2020.
Pra deri më datë 10 gusht 2020 do të vazhdojë të qëndrojë nëfuqi deri në aprovimin e masave të reja, limitimi i hyrjes daljes në territorinitalian të personave që udhëtojnë nga vendet jashtë zonës Schengen, mes tëcilave dhe Shqipëria, Rumania e Bullgaria, si dhe vazhdon të jetë në fuqi listame 16 vende mes të cilave dhe 3 vende ballkanike; Kosova, Serbia e Mali i Zi, tëcilave u ndalohet hyrja në Itali e çdo personi që ka udhëtuar apo tranzituar nëto.
Në masat urgjente të dekretin të qeverisë Conte janë përfshirështimi i personelit mjekësor në sisteminshëndetësor kombëtar, me mjekë të përgjithshëm e mjekë pediatër, si dhe mepunonjës sanitarë.
Gjithashtu janë parashikuar normativa të jashtëzakonshme përprodhimin e maskave kirurgjike e instrumenteve mbrojtëse për të lehtësuarblerjen e instrumenteve shëndetësore të mbrojtjes personale.
Dekreti i ri vendos fuqizimin e asistencës së shtetasveitalianë jashtë kufijve e në vështirësi për shkak të pandemisë globale, si dhemasa urgjente për vazhdimësinë e aktivitetit formues në Universitete si dhe nëinstitutet e formimit të lartë muzikor, artistik e koral.