Covid-19 rikthehet në vatrat e vjetra, Kina raporton 101 raste të reja

Vendet e Azisë dhe atotë Amerikës Jugore vijojnë të raportojnë me qindra e mijëra raste të reja nëditë duke treguar se pandemia e koronavirusit nuk ndikohet nga pozicionigjeografik dhe rreziku i një vale të dytë goditëse po bëhet gjithnjë e më imundshëm.

Kina ka raportuar 101 pacientë të rinj me virusinSARS-Cov-2, pavarësisht përpjekjeve të vendit për të ndalur goditjen nga njëvalë e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Shifra më e lartë e të infektuarve që nga 13 prilli detyroitë mërkurën autoritetet të urdhërojnë mbylljen e palestrave, bareve dhe muzevedhe nisjen e fushatave masive të testimit në vatrat e infeksionit në rajoninverilindor të Shinxhiangut, në Lianoning në verilindje dhe një rast në Pekin.

Jashtë këtyre rajoneve, virusi i kovidit është arritur të kontrollohetmë mirë që prej shpërthimit në Uhan në fundin e vitit të kaluar, ndërkohë që nëspitalet kineze 482 persona ende po marrin trajtim mjekësor, 4.634 persona nëtotal kanë humbur jetën dhe 84 mijë janë të infektuarit.

Edhe vendet e tjera të Azisë dhe Paqësorit raportojnë një rëndimtë situatës me pandeminë.

981 raste të reja u konfirmuan një ditë më parë në Japoni,duke ngritur alarmin për mungesë godinash për qëllime karantinimi.

Në Korenë e Jugut, ndërkaq, 48 raste të reja e rritën në14,200 totalin e të diagnostikuarve me koronavirus ndërsa 300 persona deri taninuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes infektive.

Ndër vendet më të largëta, Australia të mërkurën raportoinumrin më të ulët të pacientëve të rinj në 24 orë, më pak se 300 raste dhe 9viktima, ndërsa qeveria e Zelandës së Re njoftoi për një paketë të re ligjore përta çliruar disi barrën financiare qindramilionadollarëshe që taksapaguesve vendësu është dashur të paguajnë për rastet e karantinimit dyjavor të turistëve dhebiznesmenëve të huaj që vizitojnë vendin, dhe që tani do i marrin vetë përsipërkostot.

Më në lindje, vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet kaluan tëmërkurën shifrën e 4 milionë e gjysmë rasteve me kovidin-19, më i godituri prejtyre, Brazili, me 2 milionë e gjysmë të infektuar dhe gati 90 mijë viktima,ndjekur nga Peruja, Kili, Kolumbia dhe Argjentina.

Në kontinentin e Afrikës, ndërkohë, me 1,2 miliardë banorë,ekspertët paralajmërojnë rreziqet që po has sistemi i dobët shëndetësor atjekur afro 18 mijë persona nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes së kovidit dhe 860mijë të tjerë janë bartës të virusit vdekjeprurës.