Zyrtarët amerikanë: Rusët po shpërndajnë lajme të rreme për Covid-19
Mediat amerikane kanë cituar në kushtet e anonimatit dy zyrtarë të lartë amerikanë që akuzojnë rusët se qëndrojnë pas dezinformatave për loronavirusin. Zyrtarët amerikanë thonë se dezinformimi rus është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të çuar përpara lajmet e rreme dhe për të shkaktuar konfuzion.
Dy rusë që kanë mbajtur poste të larta nëshërbimin e inteligjencës, të njohur si GRU, janë identifikuar si përgjegjëspër përpjekjet që të dezinformojnë qytetarët amerikanë dhe perëndimore. Lajmine bën me dije Associated Press, që citon në kushte anonimiteti dy zyrtarë tëlartë të inteligjencës amerikane.
Zyrtarët thanë se po i binin kambanave tëalarmit në lidhje me disa faqe interneti për të ekspozuar lidhjen e tyre meinteligjencën ruse. Midis fundit të majit dhe fillimit të korrikut, njëri ngazyrtarët bëri me dije se disa faqe internet publikuan rreth 150 artikuj në lidhje me përgjigje ndaj pandemisë ndërsalavdëronin Rusinë dhe denigronin Shetete Bashkuara të Amerikës.
Ndër titujt që tërhoqën vëmendjen e zyrtarëveamerikanë ishin ato që Rusia kishte dhënë ndihmë thelbësore ndaj amerikanëvepër të luftuar pandeminë dhe se Pekini beson që Covid-19 është një armëbiologjike.
Zbulimi vjen pas vëmendjes së shtuar tëamerikanëve për dyshimet e ndërhyrjes ruse edhe në zgjedhjet presidenciale tënëntorit 2016 në Amerikë.
Përveç politikës, krizat e ndryshme që kanëshkaktuar protesta anekënd perëndimit kanë ofruar terren pjellor për dezinformata ose gënjeshtra, shkruanAssosiated Press.
Zyrtarët amerikanë thonë se dezinformimi rusështë pjesë e një përpjekje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të çuar përparalajmet e rreme dhe për të shkaktuar konfuzion.
Mediet amerikane kanë emerëtuar disa faqe nëinternet që sipas tyre dyshohet se kanë përhapur dezinformim. InfoRos.ru, Infobrics.org dhe OneËorld.pressjanë faqet që citojnë mediet amerikane.
Dy persona që kanë mbajtur edhe role drejtuesenë InfoRos, të identifikuar si DenisTyurin dhe Aleksandr Starunskiy, më parë kanë shërbyer në një njësi GRU tëspecializuar në inteligjencën psikologjike ushtarake, thanë zyrtarët.
Lidhjet e InfoRos dhe One World me shtetin ruskanë tërhequr në të kaluarën edhe vëmendjen e analistëve evropianë të dezinformatave.