Trump: Askush nuk më do! I besoj hidroksiklorokinës, e kam përdorur për 14 ditë

Personaliteti dhe qëndrimetpolitike të presidentit amerikan, Donald Trump, po e dëmtojnë besueshmërinë etij për sa i takon çështjes së pandemisë së kovidit. Trump thotë se me këtoarsye kundërshtarët po i kundërvihen atij edhe kur bëhet fjalë për ilaçet sihidroksiklorokina.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjykon se një pjesë ekomunitetit shkencor dhe mediet opozitare po e kundërshtojnë atë hapur përsituatën rreth pandemisë së kovidit të ri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë adresoi të martën edhe një herëstudimet që tregojnë se ilaçi antimalarik i hidroksiklorokinës ka rezultuar isuksesshëm në trajtimin e sëmundjes infektive.

Por pavarësisht këtij qëndrimi, agjencia amerikane eushqimit dhe medikamenteve, si edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e kanëpezulluar përdorimin e medikamentit me idenë se ka pasoja tejet të rënda nëshëndet, që manifestohen veçanërisht në dëmtimin e zemrës.

"Unë i besoj hidroksiklorokinës, dhe nga leximet eshumta dhe njohuritë që kam tani, mendoj se do të kishte impakt pozitiv në fazate para. Vetë e kam përdorur për 14 ditë dhe ja ku jam. Por çështja ështëpolitizuar shumë, sepse ilaçin e kam rekomanduar unë, dhe kur unë rekomandojdiçka, të tjerëve u pëlqen të thonë mos e përdorni."

Sondazhet tregojnë se publiku amerikan i beson autoritetevepublike për sa i përket përballjes me pandeminë, ndërsa besimi te presidentiqëndron në shkallë më të ulët.

Për shefin e zyrës ovale, 74-vjeçarin Trump, kjo ndodh përshkak të personalitetit të tij.

Të martën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan rreth34 mijë raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 4 mln e 350 mijë numrin totaltë të infektuarve në vend, ndërsa jetët e humbura janë shumër afër pragut 150mijë, 1 mijë më shumë se ditën e mëparshme.

Një nga firmat vendëse të bioteknologjisë ka njoftuar se njëvaksinë eksperimentale e testuar te majmunët ka rezultuar tejet efikase dhekompania ka mundësitë të krijojë deri 1 miliardë doza duke nisur nga viti iardhshëm nëse rezultatet përsëriten edhe te njeriu.