Aviacioni i kthehet normalitetit në 2024-ën

Shumë kompani ajrore pritet tëfalimentojë për shkak të tejzgjatjes së ndalimit të fluturimeve dhe rikthimittë izolimit në disa vende. Alarmi jepet nga Shoqata Ndërkombëtare tëTransportit Ajror, që parashikon një kthim në nivelin e para pandemisë vetëm nëvitin 2024.

Kompanitë e aviacionit ihumbën shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë pas pandemisë së COVID-19 dhetani pritet që normaliteti dhe trafiku i para pandemisë të mund të rikthehetrreth vitit 2024, një vit më vonë nga parashikimi i parë.

"Ne parashikojmë se dot’i kthehemi normalitetit të vitit 2019, një vit më vonë sesa parashikimi imëparshëm, pra jo më parë se vitit 2023 apo 2024", tha drejtori ipërgjithshëm dhe ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror,Alexandre De Juniac.

Në një përditësim të gjendjessë kompanive ajrore nga ndikimi i koronavirusit, shoqata e aviacionit citon sishkaqe ngadalësimin e kontrollit të virusit në Shtetet e Bashkuara dhe nëekonomitë në zgjerim, si dhe një parashikim negativ për rritjen dhe zhvillimine korporatave.

"Po ndeshemi me njëgjendje, shumë, shumë të vështirë", tha De Juniac, duke shtuar se më shumëkompani ajrore pritet të falimentojnë së shpejti.

Tejzgjatja e kufizimit tëudhëtimeve dhe pengesat e reja në disa vende e nxitën Shoqatën Ndërkombëtare tëTransportit Ajror të reduktojë në 55 për qind rënien e parashikuar të numrit tëudhëtarëve, nga 45 për qind që parashikoi në prill.

Lëvizja e papritur e Britanisëpër të mbyllur në karantinë të gjithë ata që kthehen nga Spanja i shtoipaqartësitë. Disa kompani ajrore po sugjerojnë testimin si alternativë tëkarantinës, por në fund vendimi u takon qeverive.

Biznesi i fluturimeve ajrorepo ndeshet me një rënie të ndjeshme, i kërcënuar nga pezullimi i fluturimeve tëgjata dhe mungesa e klientëve të korporatave, të cilët tani si alternativë kanëgjetur video konferencat.