Turqia tërhiqet nga kërkimi i gazit, Greqia e fton për dialog
Turqia u tërhoq zyrtarisht nga nisma për kërkimin dhenxjerrjen e gazit natyror nga hapësira detare e kontestuar e Mesdheut Lindor.Për shkak të vazhdimit të negociatave, presidenti Erdogan kërkoi pezullimin eprojektit. Athina e mirëpriti vendimi dhe tha se është gati për dialog. Të dyvendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes sëkancelares gjermane Angela Merkel.
Turqia njoftoi se do të pezullojë kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyrornga ujërat e kontestuara detare të Mesdheut Lindor, synim, që ngriti nëmaksimum tensionet ushtarake me Greqinë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u thavartësve të tij "të pezullojnë për disa kohë kërkimet," tha zëdhënësiIbrahim Kalin.
Javën e kaluar Turqia lajmëroi planet për të dislokuar në anijen Oruc Reis dhedy anije të tjera për të kryer vrojtime pranë ishujve grekë Rhodes, Karpathosdhe Kastellorizo, shumë pranë bregdetit turk.
Shpallja nga Turqia e Navtex-it, sistemit ndërkombëtar të sigurisë detare,zemëroi jo vetëm Greqinë, por edhe ShBA-në, Francën dhe gjithë Bashkimin Europian.
"Greqia ka një reagim ekstrem nga shpallja e Navtex-ittë Turqisë, njëlloj sikur do të pushtojmë ishullin Kastellorizo," thazëdhënësi Kalin. Sipas tij zona e parashikuar për kërkimin e gazit ndodhetrreth 180 kilometra larg ishullit të vogël.
"Nga ana tjetër presidenti ynë tha se për shkak tëvazhdimit të negociatave, le t’i pezullojmë kërkimet për disa kohë," tha Kalin.
Lajmin e tërheqjes së Turqisë e përshëndeti menjëherë ministri i Jashtëmgrek Nikos Dendias.
“Qeveria greke e ka thënë vazhdimisht se kusht inevojshëm për vazhdimin e dialogut është tensionimi i situatës nga ana eTurqisë,” tha Dendias gjatëtakimit homologen spanjolle Arancha Gonzalez Laya në Athinë.
Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.