Shkodër: Burri hyn në lum të shpëtojë 14 vjeçarin, mbyten të dy në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Darragjat të Shkodrës.

Mëmgjesin e sotëm polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14 vjeçari Frenki Pulaj dhe Dhurim Arrës 39 vjeç.
Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Darragjat.

Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për tu larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur. Djali është parë nga 39 vjeçari, banor i zonës i cili ka hyrë në lum për ta shpëtuar por nuk kanë arritur të dalin nga uji.

Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë.

https://youtu.be/-Gqk25QGv5U