Deputeti Enver Roshi me COVID-19 dërgohet në Turqi për mjekim të specializuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2020, 09:11
Deputeti Enver Roshi është dërguar në Turqi për një mjekim më të specializuar. Roshi u infektua me covid-19 dhe ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se ditën e djeshme ai është dërguar në Turqi.
Përmes një postimi në facebook të datës 28 korrik Roshi përcolli apelin për kujdes.

Të infektuar me COVID-19 janë edhe deputetët Eljo Hysko dhe Ralf Gjoni.