Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Ora News e RTV Ora ju uron: Gëzuar!


Besimtarëtmyslimanë në të gjithë vendin festuan Kurban Bajramin.

Ashtu si përFiter Barjam, falja e namazit ishte organizuar pranë xhamive si masë kundërpërhapjes së koronavirusit

Ishinudhëzuar të ruanin distancë e të mbanin maska, por thirrja nuk u respektuamasivisht.

Në Korçë, sic tregojnë pamjet, falja e namazit u bë në sheshin para xhamisë së “Iljaz Bej Mirahorit”, por besimtarët nuk i lanë vendet bosh.

Të paktëishin ata që Zotit iu lutën me maska.

As në Elbasan rregulli i distancimit nuk u zbatua as aty.

Por myftiu iElbasanit u kujdes që koha e qëndrimit brenda xhamisë të ishte e shkurtër.

Besimtarëtme maska ishin të paktë, ndërsa disa mbrojtën idene se ruajtja e distancës dotë ishte më e lehtë në sheshe.

Pamje të ngjashme ishin edhe nga Xhamitë e ShkodrësDurrësit e Vlorës

Protokolli i përcaktuar u neglizhua edhe në Xhamitë e Dibrës, Kukësit e Fushë Krujës, pavarësisht se imamët u sollën në kujtesë rrezikun e koronavirusit që ka prekur edhe këto qytete.

Në Lushnje,një pjesë e mirë kishin maska, ndërsa distanca u neglizhua.

Festa eKurban Bajramit shënohet me bërjen e një kurbani, ku një pjesë e tij u jepetfamiljeve në nevojë.

Në thelb të kësaj dite është bamirësia  e  solidariteti.

https://youtu.be/79NKImf55yc


Ne foto: Falja e Kurban Bajramit ne Korce
https://youtu.be/PQ9gP6nOrHQ