1000 ditë pas hekurave, SHBA thirrje Turqisë: Lironi filantropin dhe biznesmenin Osman Kavala
Grupet e shoqërisë civile në të gjithë botën po ibëjnë thirrje Turqisë të lirojë filantropin dhe biznesmenin e shquar turk OsmanKavala, i cili ka kaluar 1.000 ditë në burg pa u dënuar kurrë për një krim.
Diplomaciaamerikane u kërkoi të hënën autoriteteve turke të lirojnë biznesmenin dheaktivistin Osman Kavala, i cili dje përfundoi ditën e 1000-të pas hekurave.
Kavalambetet në burg edhe pse nuk është dënuar ende për asnjë krim, tha zëdhënësi iDepartamentit Amerikan të Shtetit.
"Shtetete Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të detyrimeve dhe angazhimevendërkombëtare.Ne i kërkojmë Turqisë që t'i përmbahet angazhimit të saj ndajdrejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe të lirojë Osman Kavalas, ndërsa njëproces i drejtë, transparent dhe i shpejtë do të vazhdojë të zgjidhë çështjen etij" tha ai
Kavalaështë drejtori i organizatës për mbështetje të arteve jofitimprurëse dhedialogut ndërkulturor Anadolu Kültür. Diplomacia tashmë ka shprehurshqetësimin për arrestimin e tij dhe aktakuzën kundër tij.
Organizatatpër të drejtat e njeriut e konsiderojnë përndjekjen e Kavalas politike.
Biznesmenidhe filantropi 62-vjeçar fillimisht u akuzua për përpjekje për rrëzimin eqeverisë në mbështetje të protestave të ambientalistëve kundër rizhvillimit tëParkut Gezi të Stambollit në 2013.
Njëgjykatë e liroi atë në shkurt. Por ai u arrestua përsëri në të njëjtënditë, disa orë pas lirimit të tij, si pjesë e një hetimi të veçantë përspiunazhin, për të cilin autoritetet turke thonë se janë të lidhura me grushtine shtetit të dështuar kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin2016.
Kavalambahet në burgun më të lartë të sigurisë në Silivria (Silivri), në një distancëtë shkurtër nga Stambolli.
Autoritetetturke kanë burgosur dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë gazetarë, karikaturistë,arsimtarë, gjykatës dhe të tjerë, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik të2016.