Luftë kundër mbipeshës, britanikët nisin fushatën për të dhuruar biçikleta
Mbipesha është kthyer nënjë problem serioz për qytetarët britanikë. Në kuadrin e një jetese tëshëndetshme, qytetarëve do t’u shpërndahen biçikleta falas . Vitin e shkuar,shkencëtarët anglezë publikuan një studim se çiklizmi i rregullt ul rrezikun esëmundjeve të zemrës me 46% dhe rreziqet e kancerit me 45%.
Luftandaj mbipeshës në Britaninë e Madhe ka marrë një kthesë të rëndësishme, ndërsa institucionete shëndetësisë kanë njoftuar se do të shpërndajnë biçikleta falas për tëmbipeshët.
Kryeministri Boris Xhonson rekomandoiqë mjekët t’i udhëzojnë pacientët në përdorimin e biçikletave sa më shumë. Mëherët, në një dalje publike, ai është shprehur për problematikat që shfaqmbipesha te rritja e sëmundshmërisë dhe pasojat në shëndetin publik.
Ndërkohë, për ata qytetarë që do t’irikthehen përdorimit të biçikletës së tyre, do të jepet një kupon falas për mirëmbajtje.Institucionet përkatëse kanë çelur një faqe në internet ku mund të aplikohet përtë marrë kuponin, dhe pritet të bëhet funksionale pas kësaj të marte.
Sa i përket nismës, kryeministri Johnsontha: "Tani është koha për shtyrë përpara planet tona të mëdha e tëguximshme për të rritur jetesën aktive - në mënyrë që të gjithë të ndiejnëpërfitimet transformuese të çiklizmit." Shifrat e publikuara në Angli përpërdorimin e dyrrotakëve tregojnë se ka pasur një rritje të çiklizmit passhpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Krahasuar me javën e parë të Marsit,përdorimi i biçikletave pothuajse u dyfishua gjatë fundjavës së 18/19 korrikut.
Nisma për të dhënë falas një kupton 50paund për mirëmbajtje, është e mjaftueshme për të mbuluar faturën për njëshërbim standard dhe zëvendësimin e një aleti themelor, njoftojnë teknikë tëmirëmbajtjes.
Vitin e shkuar, shkencëtarët anglezëpublikuan një studim se çiklizmi i rregullt ul rrezikun e sëmundjeve të zemrësme 46% dhe rreziqet e kancerit me 45%.
Edhe vetëm një çiklizëm i pjesshëm,përdorimi ditor për në punë i dyrrotakut, mund të zvogëlojë shanset përsëmundje të zemrës dhe kancer me përkatësisht 36% dhe 32%.
Më herët, në Cardiff, mjekët dheekspertët e fushës kanë testuar skemën e shpërndarjes falas të biçikletave dherekomandimin e tyre me recetë.
Dr Tom Porter, këshilltar me Bordin eShëndetit të Universitetit të Cardiffit njofton se "Jo vetëm që çiklizmimund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 52%, por ështëgjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur përdorimin e makinës, dukekontribuar në shëndetin tuaj dhe për të mbajtur ajrin të pastër ".