Kim Jong Un: S’ka luftë sa kohë kemi siguruar arsenalin bërthamor

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Un, është shprehur se forca evendit të tij janë armët bërthamore. Sa kohë kemi arsenal të mjaftueshëm do tëjemi të mbrojtur mësohet të jetë shprehur ai. Deklarata vjen pas bllokimit të bisedimeveqë synojnë shkatërrimin e programeve bërthamore dhe raketave të Phenianit nëkëmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni.

Udhëheqësi i Koresë sëVeriut, Kim Jong Un, beson se nuk do të këtë luftë për sa kohë vendi i tij zotëronnjë arsenal bërthamor që garanton sigurinë e tij.

Lajmi është raportuarnga mediat shtetërore të Koresë së Veriut dhe citon Kim Jong Un gjatë njëfjalimi me rastin e 67-vjetorit të përfundimit të luftës koreane.

“Me parandaluesin tonë të besueshëm dhe efektiv të vetëmbrojtjesbërthamore, nuk do të ketë më luftë në këtë tokë dhe e ardhmja e vendit tonë dotë sigurohet përgjithmonë”, është shprehur lideri koreanoverior.

Duke folur para një grupiveteranësh, Kim tha se armët bërthamore do të lejonin Korenë e Veriut tëmbrohej vetë “kundër çdo presioni të lartë dhe kërcënimeve ushtarake tëimperialistëve dhe forcave armiqësore”.

Fjalimi vjen mes bllokimittë bisedimeve që synojnë shkatërrimin e programeve bërthamore dhe raketave të Phenianitnë këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni.

Për herë të parë, liderii Koresë së Veriut dhe presidenti i Sh.B.A, Donald Trump, u takuan në 2018 nëSingapor, duke shtuar shpresat për një marrëveshje të negociuar ndajkërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Por samiti i tyre idytë, në vitin 2019 në Vietnam, dhe takimet vijuese u ndërprenë.

Amerika Rusia dhe Kinapo bëhen gati për të organizuar samitin sa i përket kontrollit të armatimitbërthamor.

Së fundmi edhe Kina kashprehur aprovimin e saj për tu bërë pjesë e këtyre takimeve trilaterale.

Kontrolli i armëve bërthamoreka qenë një shqetësim i madh për fuqitë e rëndësishme ushtarake në botë.