Spanja kritika Britanisë: Vendimi për karantinën 14-ditore, i padrejtë
Kryeministrii Spanjës i ka këshilluar Britanisë së Madhe të rishikojë edhe njëherë vendiminpër karantinimin 14 ditor të gjithë atyre personave udhëtojnë nga Spanja. Dukee cilësuar masën e marrë nga qeveria britanike si të padrejtë, qeveria garantonse pandemia është nën kontroll. Ndërkohë edhe Gjermania ka paralajmëruarshtetasit e saj të shmangin udhëtimet drejt ishujve spanjollë.
Qeveria spanjolle ka kritikuar vendimin e Britanisësë Madhe e cila vendosi një karantinë 14 ditore për të gjithë personat që vijnënga Spanja.
Kryeministri, Pedro Sanchez, duke e cilësuar masën evendosur të padrejtë kërkoi që ajo të rishikohet.
Sanchez garantoi se turistët në pjesën më të madhetë rajoneve spanjolle do të jenë më të sigurt nga koronavirusi se në Britani.
Por pavarësisht kësaj deklarate, qeveria britanikeduket se nuk ka në plan të ndryshojë vendimet e saj për karantinën.
Zëdhënësi i kryemnistrit, Boris Johnson,paralajmëroi se asnjë udhëtim nuk është pa rrezik gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse u fol për një reduktim të mundshëm tëkarantinimit në 10 ditë, lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht.
Vendimi është cilësuar absurd edhe nga agjensitë eudhëtimit, drejtuesit e të cilave shprehen se logjika e qeverisë britanike nukqendron pasi realisht ishujt kanë një shkallë shumë të ulët infektimesh.
Të hënën, “Foreign Office” zgjeroi listën e vendeveqë nuk këshillohen të vizitohen nga britanikët, duke përfshirë Kanariet, ishujtBaleare dhe të gjithë Spanjën.
Ndërkohe edhe Gjermania ka paralajmëruar qytetarëttë shmangin vizitat e panevojshme në tri rajone të Spanjës, Aragon, Katalonjadhe Navarra.
Këto rajone janë përballur së fundmi me rritje tënumrit të të prekurve me koronavirus, ndërsa autoritetet spanjolle theksojnë sevirusi është nën kontroll.