Johnson paralajmëron: Ka shenja të një vale të dytë të Covid-19 në Evropë

Kryeministri britanik, BorisJohnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinëudhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se ka shenja të valës së dytë tëkoronavirusit në disa pjesë të Evropës.

Kryeministri tha se qeveriaduhej të ishte "e shpejtë" në marrjen e masave, dhe se do të vazhdojëtë ndërmarrë veprime të mëtejshme aty ku është e nevojshme.

Ai shtoi se individët duhet tëvendosin vetë nëse duan të rrezikojnë dhe të shkojnë jashtë vendit në rrethanataktuale, shkruan BBC.

”Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Evropë, në mesin e disa miqve tanë evropianë. Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha Johnson.

Komentet vijnë pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për vendin e tij, është i padrejtë.

Deri më tani në Evropë,Britania e Madhe ka numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, mbi 301,000,ndërsa pas vjen Spanja me mbi 278,000.