Macja rezulton pozitive me koronavirus, ekspertët: Është rast i rrallë, por jo alarmante
Në Mbretërinë e Bashkuar një mace ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ekspertët thonë se është rasti i parë i konfirmuar i virusit në një kafshë, por nuk do të thotë që sëmundja po përhapet tek njerëzit nga kafshët e tyre shtëpiake.
Mendohet se macja është infektuar me Covid-19nga pronari i saj, i cili më parë kishte dalë pozitiv. Të dy tani janë në gjendje të mirë shëndetësoredhe janë rikuperuar. Zyrat shëndetësore theksojnë se rasti është shumë i rrallëdhe nuk duhet të shkaktojmë alarm.
Shefi i veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar, Christine Middlemiss tha: “ Kjo është një ngjarje shumë e rrallë, me kafshë të infektuara të zbuluara deri më tani, macja ka treguar shenja klinike të buta dhe është shëruar brenda disa ditësh. Nuk ka prova që të tregojnë se kafshët shtëpiake transmetojnë direkt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të përgatisim një manual udhëzimesh për pronarët e kafshëve nëse situata ndryshon.”
Yyonne Doyle, drejtori i Shëndetit Publik nëAngli bëri thirje që njerëzit duhet të lajnëduar rregullisht, duke përfshirë para dhe pas kontaktit me kafshët.