Ministri i Jashtëm gjerman në favor të Olaf Scholz për kancelar
Ministri i Jashtëm Social Demokrat, Heiko Maas, e ka shprehur indirekt mbështetjen e tij për Ministrin Federal të Financave, Olaf Scholz, si kandidat i Social Demokratëve (SPD) për kancelar në zgjedhjet e ardhshme kombëtare, dhe i ka bërë thirrje partisë së tij të përmbahet nga deklaratat e parakohshme.
"SPD nuk duhet tëgabojë dhe të zhvillojë një debat për një kandidat për kancelar në një kohë kurvendi po merret me krizën e koronavirusit," i tha Maas gazetës RheinischePost në Düsseldorf.
"Mbi të gjitha, sidoqoftë, SPD tani duhet të rimarrë besimin e njerëzve dhe të mos ketë diskutim të gabuar në kohën e gabuar. Unë vetëm mund të rekomandoja SPD të garojë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Federal (Bundestagu) me besim maksimal - dhe natyrisht me një kandidat për kancelar. Kemi një nënkancelar të klasit (Olaf Scholz).Ka shumë që do t'i besonin atij për kancelarinë, përfshirë mua", theksoi ai.