Në krizë ekonomike nga koronavirusi, kompania ajrore mbulon shpenzimet e udhëtarëve të saj
Udhëtimi ajror është zvogëluar këtë vit, ndërsa vendet mbyllin kufijtë e tyre dhenjerëzit mbeten të shqetësuar për infektimin e mundshëm me Covid-19 në fluturime ose gjatë udhëtimit. Anullimi ose shtyrja e ngjarjeve të rëndësishmesi janë, Lojërat Olimpike në Japoni, konferencat e industrisë dhe festivaletmuzikore kanë pasur një ndikim të madhnë kërkesën për fluturim. Muajin e kaluar Shoqata Ndërkombëtare e TransportitAjror paralajmëroi se viti 2020 do të jetë si viti më i keq në gjendjenfinanciare. Mirëpo, edhe pse gjendja ekonomike tashmë është ecopëtuar linja ajrore “Emirates” ka marrë një vendim për të gjithë pasagjerëtqë vendosin të udhëtojnë me këtë linjë. Ata ofrojnë sigurim falas ndaj Covid-19për ti bërë njerëzit të udhëtojnë përsëri. Në këtë ofertë përfshihet mbulimi mjekësor, karantina në hotel madjeedhe varrosjen e tyre nëse një qytetar që udhëton me këtë linjë është infektuarme koronavirus dhe humb jetën.
Ky njoftim vjen pas periudhës së vështirë qëtë gjithë transportuesit ne të gjithë botën janë goditur fort nga masat për tëtrajtuar pandeminë. Në fillim të muajit korrik, transportuesi më i madh në botë tha se është gati të shkurtojë 9.000 vende pune.
“Ne e dimë që njerëzit kanë dëshirë tëfluturojnë, ndërsa kufijtë nëpër botë gradualisht rihapen, por ata po kërkojnëfleksibilitet dhe garanci nëse diçka e paparashikuar do të ndodhë gjatëudhëtimit të tyre”- tha kryetari i Emirates, Shehik Ahmed bin Saeed Al Maktoumgjatë një deklarate të dhënë.
Kompania tha se oferta, e cila është evlefshme për 31 ditë nga fillimi i udhëtimit të një pasagjeri, do të jetë nëdispozicion menjëherë dhe do të zgjatë deri në fund të muajit tetor.