Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 07:00
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojë territorin shqiptar edhe ditën e sotme, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Por në zonat malore do të ketë vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesdite duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 40°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.