Situatë emergjente, Çupi: Mjekja në Klos me Covid-19, stafi mjekësor dhe qytetarët kërkojnë të bëjnë tamponin

Ish-deputetja e PartisëDemokratike, Dhurata Çupi ka bërë sot një denoncim lidhje me situatën eshkaktuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook,Çupi shkruan se përhapja nga virusi ka dalë jashtë kontrollit.

Ajo tha se një mjeke në QendrënShëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me Covid-19, ndërsa stafi dheqytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësor janë të trembur përfatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuarnëse janë prekur apo jo.

Çupi u bëri thirrjeautoriteteve që të bëjnë tampone dhe të gjurmojnë rastet.

Postimi i Çupit në Facebook

Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë!