Brisida Shehaj: Në PS ka kohë që nuk ka garë, s'ka mendim ndryshe. Ose je i MJAFT e G99 ose je armiku
Në një intervistë për gazetaren Marjana Legisi në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora , Brisida Shehaj, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare e PS-së tha se ajo e ndan PS-në nga Rilindja.
Shehaju shpreh se socialistët nuk tremben garës, ndërsa shtoi se ka kohë që në PS nukka garë.
Brisida Shehaj: Unë e ndaj PS nga ata që e drejtojnë sot dhe preferoj tu themRilindja. Ka kaq kohë që vetëm nxitojnë, u nxitua për Teatrin, po nxitohen për ndryshimetkushtetuese. Sikur i friken garës që i vjen para. Socialistët nuk janë tutur nëvitin 1996. Pse po tuten?
Në PS ka kohë që nuk ka garë. Në Tiranëka kryetarët të deleguar e të komanduar. Në 2017 ishte i votuar. Sot kemi Spiropalindhe Bushatin, bashkëkryetarizëm, delegim, lloj-lloj historirash. Ka plotsocialistë që duan të garojnë, por PS-së i ka humbur shtylla kurrizore që ështëmendimi ndryshe.
Shehajtha se nëse nuk je me Mjafti-n ose G99, je armik, kur më parë socialistët ekishin derën e hapur për mendimin ndryshe.
Brisida Shehaj: Ose je i Mjaft-it dhe G99 ose je armiku. Socialistët këtë kishin, mendimin ndryshe, konkurrencën. Ai që kishte mendim ndryshe i kishte dyer e hapura. Kjo nuk është me PS-ja, se sot janë armiq ata që mendojnë ndryshe. Ata që dje godisnin PS-në me vezë dhe domate, sot e deshën mjetin për qëllimin për të bërë sot atë që po bëjnë me PS-në. Kaq e thjeshtë është.