Rajoni i Puglias rrezikon thatësirën e hedh sytë nga Shqipëria për marrjen e ujit
Rajonii Puglias në Itali rrezikon thatësirën. Ky territor në jug të Italisë është nëkërkim të ujit me dy ide projekte.
Njëprej tyre ka të bëjë me marrjen e ujit nga Shqipëria përmes një tubacioni nëdet që do të sjell ujë nga pjesa lindore e Shqipërisë drejt Puglias.
Ujërate lumenjve Sele, Calore, Fortore, Pertusillo, nuk mjaftojnë më për rajonin ePuglias e ujësjellësi i këtij territori ka vënë alarmin për mungesën e tij që parashikohettë nevojitet të paktën 40% deri më vitin 2050.
Mediaekonomike italiane "Il Sole 24 ore" informon se qeveria lokale erajonit të Puglias kanë në konsideratë analizën e dy projekteve për sigurimin enevojave të ujit në territorin e tyre,
Njëprej projekteve është ndërtimi i një tubacioni i gjatë 80 km që do të marrëujin nga pjesa lindore e Shqipërisë e përmes detit Adriatik do të mbërrij nërajonin e Puglias.
Projektii dytë ka të bëjë me marrjen e ujit nga rajoni i Abruzzos, nga lumi Pescara icili derdh çdo sekondë në det 30 deri në 40 metra kub ujë.
Këtody projekte janë ende në fazën ideore të tyre por të përfshira në planinindustrial e në asamblenë e aksionerëve të ujësjellësit të rajonit të Puglias.
Ujësjellësii Puglias e mbylli vitin 2019 me një përmirësim financiar të të gjithëtreguesve ekonomikë e me një fitim neti në 29.5 milionë euro e 31% më shumë seviti 2018.
Rajonii Puglias ka tarifat më të ulëta të ujit në Evropë e 90% e fitimeve të ujësjellësitri investohen në këtë sektorë.