Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij marrin nënshtetësi greke

Aktori i mirënjohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Ëilson kanënjë arsye më shumë për të festuar këtë javë.

Ata morën zyrtarisht nënshtetësinë greke. Këtë e ka bërë të diturkryeministri i Greqisë, Mitsotakis i cili postoi në rrjetin e tij social,Instagram një foto me çiftin që mbanin në duar pasaportën e tyre të re.

Vitin e kaluar, çifti dhe fëmijët e tyre "u kurorëzuan" siqytetarë nderi në Greqi për rolin që ato kishin në vitin 2018 në zjarret që përfshinëAthinën e ku mbetën të vrarë mbi 100 persona.

Çifti pati një rol të rëndësishëm duke i dhënë zë në mediat botërore seçfarë po ndodhte në Greqi.

Të dy ata kanë prodhuar filma të bazuar në komunitete greke dhe nuk ekanë fshehur admirimin e tyre për këtë vend.

Gjithashtu ata janë parë shpesh të kalojnë pushime në Greqi teksa kanëdhe një shtëpi në Antiparos.