Ari kap çmim rekord

Bursat aziatike janëçelur këtë të hënë me një çmim të ri rekord për arin. Ekspertë të fushësnjoftojnë se pasiguria ekonomike që shkakton pandemia e koronavirusit dhekonflikti midis Amerikës dhe Kinës janë dy ndër shkaqet kryesore.

Floriri ka kapur çmime rekord këtë fillimjavë pasishqetësimet për çështje si pandemia e koronavirusit, si edhe tensionet midisAmerikës dhe Kinës, kanë ndikuar tek investitorët.

Bursa aziatike është çelur këtë të hënë me çmimin esaj rekord 1.931 dollarë për ons, nivel i cili eklipsoi edhe çmimin e mëparshëmrekord të vendosur në shtator të 2011-ës.

Në një deklaratë të tijën, Vivek Dhar, specialist ilartë pranë Bankës Qendrore të Australisë tha se dobësimi i dollarit amerikandhe kërkesa për një “strehë të sigurtë financiare” janë dy ndër shtysatkryesore.

"Një inflacion në nivel pak të lartë në Amerikëpër 10 vjetët e fundit ka ndikuar në këtë çmim" – thotë eksperti VivekDhar.

Mediet e specializuara për bursën sjellin nëvëmendje gjithashtu edhe forcimin e ndjeshëm të javës së kaluar të jenitjaponez përballë dollarit amerikan.

Luhatjet në çmimet e metaleve të çmuara erdhën pasitensionet janë rritur në mes të Uashingtonit dhe Pekinit.

Kina njoftoi të premten se urdhëroi Shtetet eBashkuara që të mbyllin konsullatën në Chengdu, pasi amerikanët më herët kishinkërkuar mbylljen e konsullatës kineze në Houston.

Para kësaj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeogjithashtu kritikoi fortë Kinën në një fjalim të enjten.

Ai tha se Uashingtoni nuk do t’i tolerojë mëpërpjekjet e Pekinit për të uzurpuar rendin global.

Ndërkaq, një faktor tjetër që sjell kërkimin e strehave të sigurta për të investuar është edhe numri i rasteve të koronavirusit që vijon të rritet.

Më shumë se 16 milion njerëz në mbarë botën janëinfektuar nga koronavirusi, me SHBA-të që llogariten në krye të listës me rreth4.4 milionë të infektuar.