Gjermania, vendi i admiruar i botës. Bie ndjeshëm popullariteti i ShBA-së
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie në nivelin e mbështetjes në rangglobal, teksa shteti më i admiruar, për të tretin vit rradhazi është Gjermania.Besimi për ShBA-në në Europë, sipas një sondazhi të Gallup ka rënë ndjeshëm.Gjithëesi, shifrat tregojnë se Kosova mbetet vendi me përkrahjen më të lartë nëkontinentin e vjetër për Amerikën, ndjekur nga Shqipëria dhe Polonia në vend tëtretë.
Gjermania është listuar si vendi më iadmiruar i botës për të tretin vit rradhazi, duke i lënë Shtetet e Bashkuara nënjë betejë për vendin e dytë përballë Kinës dhe Rusisë. Një sondazh i fundit iGallup ka treguar se mbështetja në rang global për ShBA-në ka mbërritur në 33%,një shifër kjo shumë herë më e ulët se Gjermania e cila gëzon përkrahjen e 44%të globit.
Analistët e kanë lidhur këtë rënie mepolitikat kontroverse të Presidentit, Donald Trump, ndonëse ky i funditshprehet se i ka dhënë Amerikës një imazh më të fortë në arenën ndërkombëtare.Shtetet e Bashkuara u renditën vetëm 1% më mirë se Kina dhe 3% më mirë se Rusiaqë zë vendin e katërt.
Diçka e tillë vë në pikëpyetje deklaratën enjë dite më parë nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili u shpreh seShBA-ja vijon të gëzojë respektin e duhur për të udhëhequr botën e lirë nërivalitetin e vazhdueshëm me Kinën.
Ndërkaq, sa i perket Kancelares Merkel, kjoe fundit, edhe pse mund të ketë njerëz që e përkrahin apo jo, vijon të tregojënota pozitive në sondazh.
Duke u kthyer tek Shtetet e Bashkuara, duhettheksuar se besimi i europianëve tek aleatët tradicionalë ka rënë ndjeshëm.
Por, një fakt interesant që del në pah ngasondazhi, tregon se përkrahësja më e madhe e Shteteve të Bashkuara në Europëështë Kosova, ku 82% e popullsisë tregojnë mbështetje, e ndjekur nga Shqipëriame 67% dhe Polonia me një shkallë aprovimi prej 59%.