Video/ Pas 6 vite pritjeje, Hysaj shënon supergol për Napolin

Pas 6 vitesh aktivizim në Serie A me fanellat e Empolit dhe Napolit, Elseid Hysaj, shkodrani i Kombëtares kuqezi, ka mundur të shënojë golin e tij të parë në kampionatin elitar italian.

Në minutën e 8-të, Hysaj i befasoi të gjithë, teksa me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, e dërgoi topin në cepin e portës së Sasuolos, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Ndeshja u fitua nga Napoli me rezultatin 2-0.

Skuadra napoletane ndodhet në vendin e 7-të të klasifikimit me 59 pikë, teska mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit.