Çështja “Messi”, Mundo Deportivo: Nuk largohet nga Barça deri më 2021, Interi nuk është në “axhendë”

Investimet e babait të yllit tëBarcelonës, Lionel Messi në pronat e patundura në Milano, Itali kanë ngritur zëratpër një transferim të mundshëm tek skuadra e Interit.

Por zëvendës drejtori i gazetës sënjohur spanjolle Mundo Deportivo, Miguel Rico shkruan se një gjë e tillë nukekziston.

“Investimet e Jorge Messi janë thjeshtinvestime si gjithë të tjerat në ShBA apo në Spanjë që babai i futbollistit kabërë” – shkruan ai.

Gjithashtu ai shton se e ardhmja eMessit është tek Barcelona deri më 2021 kur i përfundon kontrata por nuk munditë hamendësojë se çfarë do të ndodhë më pas.

Ditën e djeshme një tjetër gazetëitaliane, La gazetta dello Sport shkruante se Presidenti i Interit, StevenZhang është i gatshëm që t’i ofrojë Messit një kontratë 3 vjeçare me një pagë tëmajme prej 50 mln eurosh në sezon.