PS nuk arrin të largojë Metën, Rama: Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë, ligj të ri organik për Presidentin

Edhe pse socialistët janë të bindur se Presidenti IlirMeta ka shkelur Kushtetutën me 30 qershorin dhe emërimet në Kushtetuese, për njëvit me radhë nuk arritën të gjejnë prova për ta shkarkuar. Por për të vijuarshown e tyre politik thirrën një seancë të posaçme vetëm për të lexuar raportinprej 47 faqesh të Komisionit Hetimor, me një konkluzion të vetëm,mosshkarkimin  e Kreut  të Shtetit.

Ish-aleati i tij,kryeministri Edi Rama si socialistët e tjerë është i bindur se Ilir Meta e kashkelur Kushtetutën, por mazhoranca do t’i nënshtrohet Venecias.

Me vendimin esocialistëve për të mos e shkarkuar, Rama kërkoi t’i tregojë Metës se PS nukështë hakmarrëse ndaj tij.

Edhe pse Rama ushpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Presidentit në raport me PS dhe PD.

Por socialistët kanëmenduar që ligjin për Presidentin ta nxjerrin nga sirtari dhe të bëjnëndryshime për të mos e lejuar Metën sipas tyrë të krijojë situatë bllokuese.

Edi Rama: Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin! Përkundrazi, ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet. Shkelje, të cilat janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e Presidentit të Republikës si tutor i opozitës. Kjo është e vërteta dhe këtë e dinë të gjithë.

Ilir Meta e ka kthyer zyrën e Presidentit në një seli të operacioneve politike të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr apo të ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë.Duke e mbyllur e para jush u them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim kursi në raport me Ilir Metën nuk është i tillë.

Ne mendojmë se Ilir Meta duhet shkarkuar por jemi ndryshe nga partia e vjetër dhe e reja. Komisioni i Venecias na e ka dhënë këtë fjali para syve, që shkelje janë por jo aq të rënda, ne mendojmë se janë shumë të rënda, por në respekt të vërtetës që nuk I kemi thënë vetes që jemi të pagabueshëm."

Ulsi Manja: Presidenti ka vetëm detyrën të caktojë datëm ezgjedhjeve.. këtu e mbaron detyrën e tij.

Vendimin eparlamentit, Ilir Meta e kishte parashikuar më herët, duke qenë i bindur se dotë jetë në postin  e Presidentit deri në2022.

Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor për mos shkarkiminm e Presidentit së bashku më vërejtjet përkatëse me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim.

Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e Kreut të Shtetit por propozohen ndërhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.


https://youtu.be/kpTZdLHGt0E