Ish-deputeti dyshues për viktimat nga Covid-19, tregon rastin e të moshuarës në Lezhë

Eduard Ndocaj ka qenë i ftuar në emisinin “Ditë e Re”në RTV Ora i cili ndër të tjera ka folur edhe për pandeminë e koronavirusit. Aiështë shprehur shumë mosbesues ndaj rrezikshmërisë dhe vdekjeve që po shkaktonCovid-19. Madje ka treguar dhe rastin e një 73-vjeçare nga Lezha e cila vdiqnga hemoragjia e brendshme, por Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e deklaruanvdekjes e saj si pasojë e Covid-19.

“Viktima e fundit që ka vdekurnë Lezhë ka qenë një 73-vjeçare e cila ka vdekur nga hemoragjia e brendshmesepse është rrëzuar në shtëpinë e saj, ka thyer krahun dhe brinjët. Nuk është verifikuarmirë në spital kur ka shkuar sepse i kanë futur vetëm krahun në allçi dhe kurka shkuar në shtëpi ka vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dhelajmet e japin se vdiq nga koronavirusi, por nuk është e vërtetë sepse kavdekur nga hemoragjia e brendshme. Problemi i këtyre vdekjeve është se nukjapin as emrat. Nëse kjo është kaq e rrezikshme, është mirë që Ministria e Shëndetësisëtë japë emrat dhe komshinjtë apo njerëzit e afërt të ruhen. Nuk kanë si i japinermat sepse nuk ekzistojnë”, është shprehur Ndocaj.