Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfirmon në detyrë gjyqtaren e gjykates së Apelit Administrativ, Blerona Hasa.

Seanca dëgjimore për gjyqtaren u mbajt të enjten më 23 korrik. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare.

Gjatëseancës dëgjimore u evidentuan probleme lidhur me ndërtimin e një kati banimidhe papafingo që zotëron familja e gjyqtares në pjesën e sipërme të një shtëpienë qytetin e Durrësit – që sipas Komisionit përbëhej nga tre kate dhe bodrum,ndërsa gjyqtarja Hasa pretendoi se ishte me pesë kate.

Sipasrelatores Brunilda Bekteshi, ka mospërputhje mes të dhënave të pasqyruara nëdeklaratën veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit të administruar ngainstitucionet për këtë pasu

Komisioni evidenton përdorimin e pesë automjeteve ngabashkëshorti, të cilat nuk ishin në pronësi të tij. 

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK,fillimisht ka depozituar në KPK një raport për përshtatshmërinë e gjyqtaresBlerona Hasa.

Por pas kërkesës së KPK për verifikimin e disa informacionevetë klasifikuara, DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë duke ngritur dyshime përkryerjen e veprimeve të kundërligjshme nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.

Nënjë vendim të vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjesë e trupësgjyqësore kishte rrëzuar një urdhër të Tatimeve për një kompani me 7 miliardëlekë detyrime tatimore - por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi në seancë sepaligjshmëria në atë rast kishte qenë “ulëritëse”.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Nëvitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.