I dehur qëlloi në ajër me armë zjarri në lokal, në pranga vlonjati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2020, 08:04
Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen "10 korriku"gjatë pasdites së të dielës (26 korrik 2020)
"Në lagjen "10 Korriku", Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti" sqaron policia.
Shërbimet e Policisë, memarrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundurprangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.
Materialet iu referuanProkurorisë Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi iarmëve, armëve shpërthyese e municionit" dhe "Kanosja".