Kume: Me sistemin që kemi kërkohet garimi me koalicione, s'duhet të kushtëzohet, s'ka lidhje me listat e hapura
Iftuar në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se nuk sheh lidhjedirekte mes koalicioneve parazgjedhore dhe listave të hapura.
Kumeu shpreh se në raport me efektet negative e pozitive që japin hapja e listave ështëfitore hapja e tyre.
Kumetha se në sistemin zgjedhor që kemi, kushtet e kërkojnë që vendimmarrja e subjektevepolitike të jetë për garuar nëkoalicione.
Kristaq Kume: Nuk shoh lidhje direkte mes koalicioneve parazgjedhore dhe listave tëhapura. Sigurisht që hapja e listave e rëndon procesin e administrimit të votës,qoftë nga zgjedhësi, qoftë nga administratori i votës. Nëse bëhet krahasimiasaj që shkakton si efekt negativ dhe asaj cka përfitohet nga listat e hapura,edhe me koalicione, është më tepër një fitore.
Edhe kjo situatë që krijohet si pasojëe qëndrimeve e llogarive politike. Lidhja e koalicioneve me listat e hapurazbut taktikat elektorale nëse numrin e njësive zgjedhore do ta ulim. Nëse sistemido të ishte proporcional i pastër, çdo parti do të hynte në garë dhe të shohimsa do të fitonte. Një sistem i pastër proporcional ka argumente për ta kundërshtuarnjë taktikë të tillë elektorale. Një sistem si ky që kemi, ka brenda vetes,kushtet e detyrojnë ose kërkojnë vendimmarrjen e subjekteve politike për tëgaruar në koalicione.
PërKumen, vendimi për të garuar apo jo në koalicione në zgjedhje, nuk duhet të jetëi kushtëzuar, qoftë ajo një dispozitë kushtetuese.
Kristaq Kume: Vendimi për të garuar apo jo në koalicione në zgjedhje, nuk duhet tëjetë i kushtëzuar, qoftë ajo një dispozitë kushtetuese. Ky duhet të jetë njëvendim i partive politike. Nëse do të kishim zgjedhje me një sistem mazhoritar,nuk do të kishin kuptim koalicionet. Nuk e shoh të logjikshëm kushtëzimin ligjore kushtetues që u bëhet partive në lidhje me taktikën që duhet të ndjekin kurfuten në garën elektorale.
Kumeshtoi se hapja e listave është një hap i mirë për demokracinë e përfaqësuese,por sipas tij, duhet që edhe
Kristaq Kume: Unë kam thënë se hapja e listave ëhshtë një hap i mirë për parimin e demokracisë përfaqësuese, por jo një zgjidhje sepse zgjedhësi do të jetë përballë që të votojë kandidatët që ka zgjedhur kryetari i partisë. Ndryshimet që bëhen, duhet të shoqërohen edhe në ligjin që normojnë partitë politike. Është e domosdoshme që partitë politike të funksionojnë si institucione demokratike. Ne nuk i kemi të tilla partitë politike dhe ato mund të bëhen ngadalë të tilla, por mendoj se është më e mençur, nëse do të ndërhyjmë me mekanizma ligjor për të formuar një kulturë demokratike në partitë politike. Përndryshe niveli i demokracisë përfaqësuese dhe asaj të drejtpërdrejtë do të jetë e cunguar.