Epidemiologu Muka: Çomo postoi video jo etike, maska nuk ishte e duhura, mbronte veten por jo të tjerët

Përmes një lidhje “Skype” me emisonin “Ditë e Re” në RTV Ora, epidemiologu Taulant Muka ka folur për gjendjen e koronavirusit në Shqipëri dhe ndër të tjera ka përmendur se papërgjegjshmëria ndaj Covid-19  vjen nga vetë shteti, duke përmendur videon që ka postuar doktoresha Najada Çomo brenda spitalit dhe ka bërë dhe një thirrje dukë thënë se 100 pacientë po luftojnë me vdekjen. Sipas saj kjo video mund të ndërgjegjësojë të gjithë, por Taulant Muka është shprehur kjo është jo etike dhe maska që ka vënë mbron veten nga të tjerët, por jo të tjerët nga vetja nëse është e infektuar.

“Nëse shikoje videon,doktoreshë Çomo mbante një maskë me valvul që nuk është e lejueshme nëambjentet spitalore, pasi maskat me valvua filtrojnë ajrin në një drejtim nga jashtëbrenda. Nëse doktoreshë Çomo është e infektuar, nuk mbron të tjerët, mund tëinfektojë të gjithë stafin dhe pacientët që ndodhen në spital. Pra përgjegjësiafillon nga shteti. Nëse shteti bën gabime dhe thotë që duhet të mbani maska, ponga ana tjetër nuk mbajnë maskat e duhura vetë, sigurisht kjo do reflektohet sipapërgjegjësi edhe në popull.

Nga ana tjetër nuk ësht etike që të nxjerrin video duke krijuar tmerrin dhe duke besuar se kjo do sjellë ndërgjegjësim”, shprehet Taulant Muka.