Virologu: Vala e dytë do jetë serioze, bota do ndahet në dy grupe, ata me vaksinë dhe ata pa vaksinë

Klaus Stohr, virologu gjerman i cili ka paturnjë rol shumë të rëndësishëm në vitin 2003 pas shfaqjes së  SARS, është shprehur në një intervistë se dokemi një valë tjetër të COVID-19 dhe do jetë shumë serioze.

Ai ka thënë se sjellja epidemiologjike e këtijvirusi nuk do të jetë aq e ndryshme nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, dukeparalajmëruar një kthim të tij gjatë dimrit.

“Do tëketë një valë tjetër, dhe do të jetë shumë serioze. Më shumë se 90% epopullsisë është e ndjeshme. Nëse nuk ndërmarrim përsëri një bllokim serioz osemasa të ngjashme, virusi do të shkaktojë një shpërthim të konsiderueshëm. Dimripo vjen para vaksinës. Do të ketë një rritje të rasteve dhe do të ketë problemenë ndalimin e tij, sepse njerëzit nuk duken shumë të gatshëm për më shumëkufizime në lëvizjen dhe lirinë e tyre”.

Virologu paralajmëroi se “bota do të ndahet nëdy grupe, ata me vaksina dhe ata pa vaksina”. Ai ka frikë se vaksinat nuk do jenë të disponueshme menjëherë për shumicëne botës.