Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për gjyqtaren Miranda Andoni: Të riçelet hetimi

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin ePosaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, Miranda Andoni, gjyqtare pranëGjykatës së Apelit Gjirokastër.

Komisioneri Publik nuk bie dakord me vendimine KPK-së për konfirmimin në detyrë të Andonit dhe e cilëson si të pambështetur nëprova dhe ligj.

“KomisioneriPublik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 257, datë 12.6.2020, tëKomisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj.Miranda Andoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. KomisioneriPublik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 257, datë 12.6.2020, vlerëson se përfundimete arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë tësubjektit të rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, nuk gjejnë mbështetje në provadhe në ligjin e zbatueshëm, si dhe nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, tëplotë dhe shterues.” – thuhet në njoftimin eKomisionerit Publik.

Kështu, Komisioneri i kërkon KPA-së që tëriçelë hetimin për Andonin në të tria kriteret e rivlerësimit.

“Dukeçmuar se ky vendim objekt ankimi shfaq mangësi në hetimin administrativ,konstaton se indiciet e dala nga aktet e administruara janë shkaqe tëmjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrolluesdhe rivlerësues të Kolegjit. Në këto kushte, Komisioneri Publik e vlerëson tënevojshme t’i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që të riçelë hetimingjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi rezulton se hetimi iKomisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të indicieve të rezultuara ngainstitucionet.”

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, tërregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuarnë faqen zyrtare të këtij institucioni. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoinë detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni, gjyqtare nëApelin e Gjirokastrës, si dhe edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve nëDrejtësi.

Gjyqtarja Miranda Andoni u vlerësuapozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që u identifikuan disa gjetjepër profesionalizmin.