OBSH: Pandemia Covid-19 po përkeqësohet, shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka paralajmëruar se pandemia e Covid-19po përkeqësohet në nivel global.

Në një konferencë shtypi ditën e sotme (13 korrik), Tedros AdhanomGhebreyesus tha se nuk do të ketë kthim në normalitet në një të ardhme tëafërt.

Tedros tha se ndërsa shumë vende, veçanërisht në Evropë dhe Azi, kanësjellë nën kontroll shpërthimet, shumë vende të tjera po lëvizin në drejtimin egabuar.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë. Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin'', tha ai.

Kreu i OBSH-së u bëri thirrje vendeve që të miratojnë një strategjigjithëpërfshirëse kufizuar përhajen e virusit, duke theksuar se rreth gjysma etë gjitha rasteve të reja tani vijnë nga koontintenti Amerikan.

Deri më tani në të gjithë botë janë shënuar 573 mijë viktima nga Covid-19,janë regjistruar mbi 13 milion të infektuar, dhe 7,6 milion pacientë janëshëruar.