A krijojnë pacientët imunitet ndaj koronavirusit për 17 vite? Ja zbulimi i ri i shkencëtarëve

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se pacientëtme SARS kanë ende në trup qeliza imune që luftojnë sëmundjen.

SARS është një lloj koronavirusi ingjashëm me Covid-19 dhe kjo pandemi ka goditur kryesisht Azinë në vitin 2003.Për 17 vite nuk është identifikuar asnjë rast i shkaktuar nga ky koronavirus.

Disa persona të infektuar me SARS gjatëshpërthimit, kanë ende qeliza T të bardha, ku mendohet se ato i mbrojnë njerzittë mos infektohen sërish.

Hulumtimi, nga shkencëtarët në Singapor,shpreson se e njëjta gjë mund të jetë edhe për SARS-CoV-2.

Studimi i udhëhequr nga ShkollaMjekësore Duke-NUS, në Singapor, botuar në revistën shkencore Nature, përfshiu23 pacientë që kanë qenë të infektuar me SARS.

Aty iu mblodhën mostra gjaku dhe u testuannëse ende kishin ndonjë qelizë imune kundër SARS.

Të gjithë pacientët kishin qeliza T, tëcilat janë një pjesë e rëndësishme e luftimit të këtij infeksioni.

Qelizat T janë një lloj qelizë e bardhëe gjakut që janë një përbërës kryesor i sistemit imunitar dhe ndihmojnë nëluftimin e sëmundjeve.

'Qelizat T Killer' luftojnë njëpatogjen, ndërsa 'qelizat ndihmëse T' sinjalizojnë kur shohin që një qelizëështë pushtuar nga një virus.

Studimi tregoi se të gjithë pacientët kanëende qelizën T e cila është reaguese ndaj virusit nëse shfaqet sërish.

Këto gjetje përforcojnë mendimin se edhepacientët me Covid-19 do të kenë qelizën T për një periudhë afatgjate.