OKB: Po shfaqen shumë sëmundje të shkaktuara kafshët, edhe Covid-19 ishte i parashikuar

Viruset që transmetohen nga kafshët tek njerëzitjanë duke u bërë më të zakonshme, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Dega mjedisore e KB-së ka zbuluar se shfaqja e Covid-19,nuk erdhi si befasi.

Në një raport, ata thanë se pandemia ishte shumë e parashikueshmesepse sjellja njerëzore, përfshirë dhe mishin e kafshëve, ka shkaktuar njërritje të sëmundjeve zoonotike.

Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin(UNEP) pretendoi se koronavirusi ka të ngjarë të ketë origjinë nga lakuriqët.

Një 'sëmundje zoonotike' është ajo që është nëgjendje të transmetohet nga një kafshë vertebrorë, të tilla si gjitar, zog,zvarranik ose peshk tek një njeri.

Sëmundjet zoonotike përfshijnë Ebolën, një sëmundjevrasëse që filloi nga majmunët, dhe MERS, një lloj tjetër koronavirus i lidhurme devetë.

Ekspertët thonë se shpërthimi i viruseve vijnë ngashfrytëzimi njerëzor i jetës së egër. Çdo vit dy milion njerëz, kryesisht nëvendet e varfra, vdesin nga sëmundjet zoonotike si për shembull tërbimi, sipasraportit të KB.

Pandemia e Covid-19 ka vrarë rreth 543.600 njerëz nënivel global në tetë muaj pasi u identifikua zyrtarisht. Miliona janë tëinfektuar.

Virusi konsiderohet të jetë zoonotik sepse besohetse është kapur për herë të parë nga njerëzit në tregun e bagëtive në qytetinkinez të Ëuhan.

Profesor Delia Randolph, një epidemiolog veterinardhe autori kryesor i raportit, tha: Kjo është një pandemi shumë eparashikueshme. Ndërkohë që bota ishte e befasuar nga Covid-19, ne që punojmëme sëmundjen e kafshëve nuk u surprizuam.

Profesori Randolph tregoi se që nga vitet '30 mëshumë se 75 përqind e sëmundjeve të shfaqura tek njerëzit, buronin nga jeta eegër.

Përhapje të mëtejshme të viruseve do të shfaqen nëseqeveritë nuk marrin masa aktive për të parandaluar që sëmundjet zoonotike tëmos kalojnë në popullatën njerëzore, thuhet në raport.

Ekspertët identifikuan shtatë tendenca që çojnë nëpërhapjen e sëmundjeve zoonotike, të cilat përfshijnë ndryshimin e klimës.

"Shkencaështë e qartë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe shkatërrojmëekosistemet tona, atëherë mund të presim që të shohim një rrjedhë të qëndrueshmetë këtyre sëmundjeve që transmethen nga kafshët tek njerëzit në vitet nëvazhdim", tha drejtori ekzekutiv i UNEP IngerAndersen.

Shkatërrimi i habitatit të kafshëve i detyron ata tëkontaktojnë më ngushtë me njerëzit, duke rritur rrezikun e transmetimit tësëmundjeve.