Eltar Deda: Të luftojmë për një shoqëri pa duhan
Në ditën botërore kundër duhanit, disa përfaqësues të Klubit të Shëndetit, të FRESSH, organizuan një dëgjesë të hapur me kreun e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda.Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë te parku “Rinia”, Deda u ndal te sfidat e përditshme për të luftuar pro një shoqërie pa duhan nëpërmjet politikave sensibilizuese. Dhe për ta konkretizuar këtë qëllim, ai tha se po punohet në disa drejtime për të larguar njerëzit nga duhanpirja.Eltar Deda: U bëmë pjesë e nismës së slloganit të OBSH, për një paketim ndryshe të paketave të duahnit, me imazhe të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit. Nismë të cilën Shqipëria do ta përqafojë duke filluar nga data 1 janar 2018. kjo vjen si rezultat i atyre ndryshimeve të bëra në ligjin 2014, ndryshime që dhanë rezultate në terren.Aktivistët e rinj, u ndalën në bulevardin kryesor të Tiranës për të afruar kalimtarët që të shkruajnë mesazhet e tyre sensibilizuese në një tabelë të vendosur aty.