Në drejtim të Tiranës me 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës! Ai u kishte marrë deri në 1200 euro për person klandestinëve, me premtimin se do ti ndihmonte të kalonin drejt vendeve të BE.
Një 37-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia eKorçës për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve.
Niko Salianji u kap në aksin rrugor Qafë-Plloçë-Qukës,duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës!
Siç tregojnë këto pamje të shpërndara nga Policia eShtetit të gjithë i kishte futur në një makinë që normalisht zë vetëm 5 persona
Policia tha se 37-vjeçari u kishte marrë nga 1000 derinë 1200 euro për person emigrantëve me premtimin se do ti ndihmonte të kalonindrejt vendeve të Bashkimit Europian.
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka shtuar fluksin eklandestinëve dhe tentativat e trafikut.
Vetëm gjatë muajit korrik policia e Korçës kaarrestuar 15 të ashtuquajtur taksistë klandestinësh, persona që marrin përsipërti transportojnë kundrejt pagesës që varion nga 100 deri në 1200 euro përperson.
Ata zakonisht i marrin në kufirin jugor me Greqinë ndërsa synojnë ti dërgojnë deri në kufirin me Malin e Zi ose Kosovën.
88 emigrantë nga vendet e lindjes janë ndaluar duke utransportuar në forma nga më të ndryshmet!
Ndërkohë mesatarisht 20 deri në 30 klandestinë kapen cdo ditë në kufirin e gjelbër ku në ndihmë të policisë kufitare shqiptare qëndrojnë edhe forcat e Frontex.