Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent, të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruanse ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më emadhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Sipas tij, tani është koha për tëndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

''Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!''

Lexo edhe: OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë