Opozita e Bashkuar: Ndryshimi i njëanshëm kushtetues zhbën '5 qershorin', akt i paprecedentë në 30 vite

Opozita e bashkuar ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kryeministri Rama po ndërmerr.

Përmes një deklarate për mediet, Opozitashprehet se Rama po zhbën marrëveshjen e 5 qershorit.

“Teoriae “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili ështëminuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbënMarrëveshjen e 5 Qershorit. Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin ekoalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet,atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit. Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Ramai marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja tëpaparashikueshme për stabilitetin e vendit.” – shkruanopozita në deklaratë.

Për Opozitën, këshilli politik u krijuar meinvestimin e partnerëve strategjikë, por po shkatërrohet në mënyrë të njëanshmenga Rama duke hequr koalicionet.

“KëshilliPolitik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani eMadhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, përtë realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prejkohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme. Edi Rama po bënfakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequrkoalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin endarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, dukefutur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, dukendryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.”

Sipas opozitës, po shkelen njëkohësishtelementë themelorë të garës elektorale.

“Tëgjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohennë mënyrë të njëanshme:

papërfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuaratë 2017, jo me pak se gjysmën e votuesve (rreth 765 mijë votues);
në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur onlinenë Kuvend vetëm 6 orë;
pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli nëvëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardevendërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.”

Së fundmi, opozita e bashkuar thekson se ndryshimetkushtetuese po ndodhin 8 muaj para zgjedhjeve, gjë e cila është e paprecedentënë 30 pluralizëm.

“I gjithëky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhëvetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të radhës, nëkundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore tëKomisionit të Venecias. Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm,dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që uinvestuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjessë 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnëatë. Ky akt tinëzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje ngazgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithëqytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell përdemokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, tapaguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.”