Përplasen dy makina në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2020, 08:12
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (23korrik), në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dyautomjete.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
''Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën'', thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)