Virusi Zika, OBSH: Kemi paralajmëruar që në vitet '70

Virusi Zika është shpërndarë për shkak të dështimit në praktikat e kontrollit ndaj mushkonjave. Këtë ka deklaruar Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.Gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë e përvitshme të kësaj organizate ajo deklaroi se kish paralajmëruar që në vitet 70-të në lidhje me këtë sëmundje që vjen nga insektet."Ky është çmimi që po paguhet pas dështimit të fushatës që planifikonte kontrollin e mushkonjave në vitet 70-të "- u shpreh ChanFushata ishte e sukseshme për një periudhë ne kontinentin amerikan, me rreth 18 shtete që arritën ta zhduknin insketin, por mushkonja "Aedes Aegipti" që bart virusin, u rishfaq."Për momentin bota nuk është gati të përballet me këtë sëmundje. Pa vaksina të besueshme dhe pa teste të shpërndara në të gjithë planetin, ku mund të diagsnostikohen të sëmurit, e vetmja gjë që mund të bëjmë për të mbrojtur gratë dhe të porsalindurit, është të japim këshilla. Mos udhëtoni në zonat e infektuara, shmangni mushkonjat dhe vononi shatëtzaninë,"- u shpreh drejtuesja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Mbi 60 shtete janë të prekur nga Virusi Zika, së fundmi janë regjistruar raste edhe në kontinentin afrikan. Sipas ekspertëve ekziston mundësia që gjatë muajve të verës të preket edhe Europa. Zika shkakton deformime të rënda tek të porsalindurit dhe aktualisht cilsohet si një emergjencë që rrezikon shëndetin publik në të gjithë botën./Oranews.tv/