Masakër ditën e dasmës, vriten me armë zjarri 18 persona

Disa njerëz të armatosur kanë vrarë 18 të ftuar në një dasmënë shtetin Kaduna të Nigerisë veriore.

"Sulmuesit vranë18 vetë në dasmë dhe plagosën 30 të tjerë, shumica prej tyre të rinj. Pesëmbëdhjetëvdiqën në vend ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital”, tha Bege Katuka Ayuba,kreu administrativ i qytetit.

Nuk janë identifikuar ende personat që bënë këtë sulm, porkjo zonë, kohët e fundit ka qenë një vatër e dhunës vdekjeprurëse midisbarinjve myslimanë “Fulani” dhe fermerëve etnikë të krishterë.

Kjo zonë, kryesisht e krishterë në Jugut të Kadunas ka patur gjithmonë mosmarrëveshje midis fermerëve dhe barinjëve për kullotat dhe të drejtat e ujit.