Rama i kënaqur dhe i sigurt për 84 votat për "5 qershorin", thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës!
Kryeministri Edi Rama ushpreh i kënaqur nga marrja e konsensusit të pjesshëm të opozitës parlamentarepër ta votuar marrëveshje e 5 qershorit.
Duke folur pas takimit,Rama u shpreh i bindur se do të sigurojë 84 votat për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.
Ndërsa për ndryshimet kushtetuese, opozita parlamentare ka qenë në bllok pro.
Rama: Jam i kënaqur sepse kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar me 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër kemi arritur dhe një konsensus të plotë jo vetëm për të votuar me 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe aty të diskutojmë sepse kemi hapur një diskutim para pak kohe, dje, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi nga njëra anë opozita jashtëparlamentare kërkonte dje të dinte datën e saktë kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe data e saktë është 23 korriku, pasnesër dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe ndërveprojmë dhe për mënyrën sesi do të reflektohet në ligjin zgjedhor ajo çfarë do të imponojë votimi i 30 korrikut, ndryshimi kushtetues për hapjen e listave.
Jeni i sigurt se i keni 84 votat?
Rama: Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, veçanërisht me Murrizin që nuk njeh 5 qershorin ndërkohë që kemi pasur sinjale inkurajuese nga dy kryetarët e dy grupeve të tjera. Edhe pse do të ishte mirë që Murrizi dhe grupi i tij të bashkohej në një konsensus të plotë, sidfoqoftë kam bindjen se do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por bashkësi individësh që kanë grupet e tyre parlamentare por ka edhe individë të pavarur. Nesër do të miratohet futja në rendin e ditës, ka akoma kohë 48 orë për të arritur të gjejmë një mbështetje sa më të gjerë.
Ndryshimet kushtetuese dotë shkojnë përpara pavarësisht kundështisë së opozitës së bashkuar pasi Ramathotë se parlamenti ka të drejtën të vendosë për gjithçka që është përtejkornizës së 5 qershorit.
Rama tha se nesër do tëmblidhet Këshilli Politik.
Rama: Uroj që nesërtë mblidhet Këshilli Politik, ja kam shprehur gatishmërinë time Damianit që jam i gatshëm që nesër. Nesër dotë jemi në Këshillin Politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruarsot ashtu si ajo e nënshkruar me 5 qershor janë dokumenta që do të kthehen nëmaterie ligjore dhe kushtetuese. Këtë do ta bëjmë patjetër me 23 dhe 30 korrik.Nuk do të humbasim kohë se marrëveshja e5 qershorit ka një angazhim të rëndësishëm që është futja e teknogjisë sëidentifikimit të zgjedhësve. Për shkak të PD kemi humbur shumë kohë. Koha ështëshumë e ngushtë dhe duhet të shfrytëzojmë çdo minutë. Duhet zgjedhur dhe KQZ ere, do kohën e vet.Ndryshimet kushtetuese do të kërkojnë reflektim në kodinzgjedhor që edhe ato duan kohën e tyre. Duam të përmbyllet gjithçka në fillim tësezonit tjetër dhe pastaj ja sheshi, ja mejdani, ja Muço Kapedani, jo unë pokushdo qoftë që pretendon të bëhet kapedan.
Shefi i qeverisë përsëritiedhe njëherë se hapja e listave nuk ndalon koalicionet parazgjeshore, ndërsa përBashën dhe aleatët e tij pati një apel.
Rama: Nisma ështëmodifikuar në proces. Kemi kërkuar fleksibilitet. Heqja e paragrafit kushtetuesku përcaktohet formula e koalicionit nuk do të thotë që ndalohen koalicionet, dotë formulohen në ligjin zgjedhor, edhe pragu kombëtar 5% është hequr, është lënënë parim por edhe kjo do të përcaktohet në ligjion zgjedhor. Kemi dhe hapjen elistave. Jemi afruar në mënyrë të kujdesshme duke vendosur një tavan jo më pakse 2/3. Sa më shumë është diçka për tu diskutuar por nuk ka shumë kohë. Përfitojnga rasti ti bëj një apel Lulzim Bashës, PD dhe pastaj të gjithë aleatëve tëtyre që të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe komunikimetdhe të vazhdojmë menjëherë punën sëbashku. Nuk jemi të detyruar të biem dakordpër të gjitha, por kemi shumë mundësi të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë tëgjithë lëshimet e veta të mundshme, nuk ka kërkuar çka do të mund të kërkonte nërast se do të donte të përfitonte. Por i ka qëndruar një procesi ku vullneti ynëka qenë që PD si realitet politik të jetë e përfshirë por nga ana tjetër PD nukmund të imponojë mosekzistencën imagjinare të një parlamenti.Jemi në rrugë shumëtë mbarë, kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbarë për vete dhe për njerëzit.Pastajsecili bën zgjedhjet e veta.
Një përgjigje e pati edhepër kundërshtarët politikë që e akuzojnë se kërkon të ndalojë koalicionet ngafrika e humbjes së zgjedhjeve të 2021.
Rama: Që unë jamnjeri që kam frikë që jam i trembur dhe do humbas të nesërmen është këngë evjetër e një gramafoni që rrotullohet prej vitesh që në kohën e bashkisë sëTiranës e më pas. Edhe unë kam pasur ato momentet e mi atë vështira, humbjet emia, por kjo është politika, fiton, humbet.Më shumë sesa të numërojmë herët kurkemi sukses vlen të numërojmë sa herë ringrihemi. E mira e madhe në të gjithë këtëështë që e gjitha zhvillohet në sy të shqiptarëve dhe kush i merr për budallenje ha.