Hoxha: Rama luan "hapi sa më shumë telashe kundërshtarit", do t'i minimizojë sa më shumë fitoren e tyre

I ftuar në Ora News, analisti Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit të reformës zgjedhore.

Kryeministri Rama përgjatëkëtyre muajve duket se ka pasur ndryshime në qëndrimet e tij ku më parë ështëshprehur kundër listave të hapura e tashmë duket se i ka pranuar.

Mbrëmjen e sotme aizhvilloi një takim përreth 60 minuta me përfaqësues të opozitës parlamentare kunë emër të PS, Taulant Balla, firmosi me ta marrëveshjen politike për të votuar5 qershorin.

Por Myslim Murrizideklaroi se nuk ka hedhur firmë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, dukedeklaruar se deputetët e Grupit Demokrat nuk do të japin votën për të.

Analisti Artan Hoxhashprehet se këto janë lojra të kryeministrit Rama për t'i hapur sa më shumëtelashe kundërshtarit. Ai thotë se do që të minimizojë sa më shumë fitoren ekundërshtarit në zgjedhjet e ardhshme.

Hoxha: Rama luan me atë që mund të quhet"hapi telashe sa më shumë kundërshtarit". Kjo është taktika e tij.Qoftë nëse kundërshtari është i garantuar se do të fitojë në të gjitharrethanat, fitorja e tij do të jetë e ngushtë. Nuk bëhet fjalë që ai po luan mekëtë taktikë për të fituar. Të gjitha të dhënat tregojnë se Rilindja po shkondrejt një humbje të qartë bindëse. Bëhet fjalë që këtë humbje ata duan taminimizojnë sa më shumë. Mund të rrezikojnë që të jenë dhe në një minorancë pramazhoranca e re të ketë më shumë se 84 deputetë. Del komplet jashtë loje dhegjithë kjo ngrehinë antikushtetuese po rritet nga ky parlament inekzistent.Duhet të zhbëhet. Gjithçka po bëhet për të minimizuar sa më shumë fitoren ekundërshtarit. Sistemi aktual zgjedhor me këto koalicione e njohim prej vitesh.Mund ta analizojmë shumë mirë efektet që ka ndryshimi një skeme të lojës.

Nga njëra anë kjo duket aq banale dhe aq e qartë në mungesën e argumenteve të veta saqë duket që është një lojë e një të dëshpëruarit. Vetëm pak muaj më parë si Rama ashtu dhe Gjiknuri shpreheshin hapur ndaj hapjes së listave. Edhe argumente kundra listave të hapura që sipas tyre nuk sjellin demokraci në Shqipëri. Si ka mundësi që tani kanë rënë në dashuri me listat? Kaq shpejt u ndriçuan nga Rudina Hajdari apo nga ndonjë tjetër në Parlament.

Intervista ne studio me gazetaren Matilda Mcini, pergatiti Endi Mullaj