Miratohen me shumicë votash amendimet e Kodit Zgjedhor

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sapo miratoi me shumicë votashamendimet e Kodit Zgjedhor.

Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i Partisë Socialistenë Këshillin Politik Damian Gjiknuri, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Gjiknurit, miratimi i amendimeve në KodinZgjedhor është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin eintegrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe BashkimitEvropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Postimi i Gjiknurit në Facebook

''Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sapo miratoi me shumicë votash amendimet e Kodit Zgjedhor, produkt që u arrit në sajë të punës së bërë fillimisht në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e më pas edhe negociatave të zhvilluara në kuadër të Këshillit Politik.

Gjej rastin të shpreh falenderimin tim për kolegët deputetë që dhanë votën e tyre në mbështetje të këtij projektligji. Gjithashtu falenderoj kolegët me të cilët prej shumë muajsh punuam dhe kthyem në projektligj marrëveshjet politike të arritura. Vlerësim për ekspertët vendas e të huaj që ishin pjesë e këtij procesi dhe mirënjohje pafund për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na mbështetën vijimësisht.

Miratimi i amendimeve në Kodin Zgjedhor është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit.''